Fero përleshet fizikisht me disa persona në Mitrovicë, reagon menaxheri i tij
Në një video të publikuar nga “Insajderi”, Fero shihet teksa përleshet fizikisht me disa persona në një diskotekë në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Në video shihet se një numër i madh i personave përfshihen në atë sulm që ndodhi për pak minuta.
Por, pas kësaj ishte vetë menaxheri i Feros i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram ka reaguar duke thënë se atij nuk i ka ndodhur asgjë.
“hahahahah mos u gzoni se as me prek skan mujt se e ka sigurimin e fort po ky sosht djal i lig me ik tramen si Taysoni e ka, 2 metra djal ku te rrok sbin bari mo aty”, ka shkruar Met Elshani. /Lajmi.net/