Feronikeli dhe Trepça ’89 sot luajnë finalen e Kupës së Kosovës

399

Kampionët e rinj të Kosovës, skuadra e Feronikelit, sot (e premte) ka mundësinë të stoliset me titullin e dytë këtë sezon.

Me fillim nga ora 20:45, Feronikeli zhvillon finalen e Kupës së Kosovës kundër Trepçës ’89.

Kjo ndeshje finale luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Biletat për këtë ndeshje në të gjitha pjesët e stadiumit kushtojnë tri euro, ndërsa në pjesën VIP, pesë euro./Lajmi.net/

Comments