Festat zbrazën thuajse plotësisht kryeqytetin

238
fresco

Festat zbrazën thuajse plotësisht kryeqytetin. Edhe pse sot është festë vetëm për punonjësit e besimit ortodoks shumë punëtore i kanë dhënë pushim vetes plotësisht ose punojnë me orar të shkurtuar. Megjithatë disa institucione që u japin shërbime qytetarëve si policia, punon me kapacitete të përgjysmuara.

“E premtja e madhe përgjysmon numrin e punëtorëve nëpër institucione shtetërore, nëpër sportelet për dokumentet personale nuk punohet me kapacitete të plota, në punë vetëm përfaqësuesit shqiptar”, raporton Ajnur Bafqari – gazetare.

Shumica e qytetarëve kanë lidhur ditët e festave pasi dita e hënë është ditë jo pune për të gjithë qytetarët.“Edhe njera prej rrugeve me te frekuentuara te Shkupit, ku ndodhemi aktualisht, eshte e boshatisur sot. Sic mund te shihet, levizjet jane shumë te rralla”, – Ajnur Bafqari.

Përfaqësuesit e Agjencive tursitike thanë se shumica e qytetarëve kanë përzgjedhur që këto festa t’i kalojnë jashtë shtetit. Në një bisedë telefonike për Alsat, përfaqësuesja e njërës prej Agjencive Turistike, Ana Marija Aleksova Maleva ( pamje 25.12.2022) tha se krahasuar me periudhën e pandemisë është shënuar rritje për udhëtime jashtë shtetit në këtë periudhë, por duke pasur parasysh krizën ekonomike, qytetarët kanë përzgjedhur ofertat që kushtojnë më lirë se 300 euro. Sipas saj, destinacionet më të frekuentura janë Greqia, Beogradi dhe Italia, ndërsa qytetarët që kanë përzgjedhur të udhëtojnë me avionë, më së shumti kanë preferuar Romën dhe Parisin. /Alsat.mk

Comments