Fevziu: Raportet mes Shqipërisë e Kosovës në nivelin më të lartë të ekzekutivit janë në ditët më të këqija

Gazetari Blendi Fevziu, në një intervistë të shkurtër për Demokracia.com, i ka komentuar ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku në Banjskë të Zveçanit u sulmua Policia e Kosovës dhe për pasojë mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Fevziu beson që Vuçiq nuk është i interesuar për një marrëveshje me Kosovën, pasi situata aktuale ia mundëson Serbisë të jetë më e faktorizuar dhe më pak e kontrolluar.
Ndërsa sa i përket reagimit të Policisë së Kosovës në ditën e 24 shtatorit në Banjskë, Fevziu thotë se trajnimi dhe reagimi i tyre nuk ka lidhje me standardet e zakonshme të policive në shtetet ballkanike.
Po ashtu Fevziu ka komentuar edhe raportet e dy kryeministrave, Ramës dhe Kurtit, duke thënë se raportet mes Shqipërisë e Kosovës në nivelin më të lartë të ekzekutivit janë në ditët më të këqija që ai i mban në mend gjatë karrierës së tij./Lajmi.net/