Finalja angleze në Ligën e Kampionëve

468
fresco
Finalja e Ligës së Kampionëve të shtunën do të jetë një ndeshje krejtësisht angleze, me Manchester City duke luajtur kundër Chelsea.

Turneu më prestigjioz i futbollit për klube në Evropë dominohet nga klubet e ligave angleze, gjermane, italiane dhe spanjolle, të cilat kanë siguruar 39 nga 42 finalistët që nga viti 2000, raporton The Economist, përcjell Klan Kosova.

Tre të tjerët janë Monako, Paris St Germain dhe Porto.

Spanja dikur ka siguruar shtatë nga dhjetë finalistët midis 2014 dhe 2018. Por, klubet angleze kanë zhvendosur homologët e tyre spanjollë si elitë të Evropës, me dy finale angleze në tre vjetët e fundit.

Me fillim nga ora 21:00, në stadiumin  “Estádio do Dragão” të Portos në Portugali, përballen Manchester City dhe Chelsea.

Comments