
General view of the UEFA Champions League trophy at the Etihad stadium before the match
Reuters / Phil Noble
Livepic
EDITORIAL USE ONLY.
Finalja e Ligës së Kampionëve në futboll, më 2018, do të mbahet në Kiev, bëri të ditur Federata Evropiane e Futbollit – UEFA.
“Ukraina do të jetë nikoqire e finales së Ligës së Kampionëve më 26 maj, 2018”, tha Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Finalja do të mbahet vetëm disa javë përpara se në Rusi të nisë Kampionati Botëror i Futbollit.
Shqetësimet për sigurinë, megjithatë, mbeten, për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë.
Një tjetër shqetësim është racizmi. UEFA pati gjobitur klubin Dinamo Kiev për shkak të sjelljes raciste të tifozëve të tij.