Fisnik Ismaili i kthen përgjigje Liburn Aliut për përqeshjen e logos: S’merr erë në këtë punë

381

Deputeti Fisnik Ismaili ka kthyer përgjigje kritikëve të logos së partisë së re që u publikua mbrëmë nga zyrtarët e partisë.

Ismaili, posaqërisht, i është kundërvënë deputetit të Vetëvendosjes Liburn Aliu i cili u tallë mbrëmë me logon e re, duke shkruar në Facebook “logo në stilin ‘buqkurush’”.

Ismaili, i dërgon një porosi Aliut, duke i thënë se “s’merr erë në këtë fushë, qysh s’ke marrë kurrë”.

Postimi i plotë i Ismailit:
Çohet njeri e poston nji vizatim, lladikat as pa e dijtë çka asht, kujtojnë se asht llogo, edhe nisin me e vlerësue, hej! Ani kush me e vlerësue? Dashamirët e subjektit politik me logon ma të shëmtueme në Evropë, e cila përbëhet nga një fjalë e shkrueme në një font të vjedhun në internet, pa e modifikue hiç, pa pikë simbolike, pa pikë kreativiteti, të cilën sa herë e kqyrë të frymëzon me e grrithë naj kerr, thye naj xham ose futë sprej me e flliqë naj mur.

O lladika, me një foto profili, që as nuk pe dini se çka është, po ju baj me folë tanë natën palidhje. Po ju qes në pah mosdijen edhe analfabetizmin, qysh ia qitsha ktynehere militantëve debilla të Hashimit, nga të cilët s’jeni kah dalloni hiç kohëve të fundit. E tani po çuditeni pse hallki po ikin prej Vetëvendosjes!

Sigurisht se po e bani shumë krenar Albinin me komentet e jueja, posaçërisht ato fashiste drejtue LGBT-së, pamjeve fizike të atyne që kanë dalë, e plot komenteve tjera raciste që po i bani vazhdimisht. Kjo është sigurt formula e fitores së subjektit tuej. Partitë tjera po dini me i kritikue që po hyjnë e dalin në koalicione me PDK-në, a që jeni tuj u shndërrue vetë në PDK, as s’jeni tuj e pa.

Më pëlqeu posaçërisht komenti i Liburn-it mbramë. Liburn, s’asht logo. Ash veç nji copëz e asaj që ke me e pa sot, kur të publikohet logo, e cila ka me të ardhë inat që është ma e bukur, ma simbolike, ma domethanëse edhe ma kreative se e subjektit tand, edhe s’asht me font të vjedhun, por prapë prej inatit ke me e lëshue edhe naj koment palidhje, me kallxue që s’merr erë ne këtë fushë, qysh s’ke marrë kurrë.

U knaqa, more, me vëmendjen që po e krijoj me nji foto profili. Po coverin me e ndrrue, po u qartshi krejt. Logo publikohet sot. E di që ka me ju pëlqye, keni me plasë.

Comments