Fitore bindëse edhe në boks, Patriot Behrami kualifikohet në çerekfinale

395
fresco

Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.

Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.

Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim.

Urime dhe suksese në çerekfinale Patriotit.

Comments