Fjalët e Ramushit dhe Dautit për nipin Luanin që u diplomoi sot në FSK

412

Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 15 kadetëve të FSK-së, gjenerata 2020.

Një nga 15 kadetët e diplomuar është edhe Luan Haradinaj, biri i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Pas ceremonisë së diplomimit ka folur para mediave kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj së bashku me Luan Haradinajn.

“Gjithçka i takon një ushtrie moderne, një ushtrie të NATO’s, gjeneratës shumë urime. Sot jemi si familjarë së bashku me Suzanën se Luani ka diplomu. Po ndihem jashtëzakonisht shumë mirë”, tha Haradinaj.

Pas kreut të AAK’së, shkurtimisht foli edhe Luan Haradinaj. Ai tha se po ndihet shumë krenar në këtë ditë.

“Jam shumë i emocionuar, shumë krenar. Tash na presin detyra të reja”, ka thënë ai.

Për diplomimin e Luan Haradinajt ka shkuar sot edhe deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj.

 “Urime diplomimi Luan bashkë me shokë. Paçit guximin e Shkëlzenit, e jo fatin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, prezent ishin shumë personalitete të ndryshme publike.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka kërkuar nga oficerët e rinj që t’i përmbahen kodit dhe ta ruajnë nderin e Ushtrisë së Kosovës./GazetaExpress/

Comments