
Në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela gjatë ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, prokurori Darko Jakimovski dhe avokatët e të akuzuarve duhet t’i japin fjalët përfundimtare.
Në seancën e fundit Stojan Pavllevskit i ishte shqiptuar dënim me burg prej tre viteve, ndërsa Cejo Georgiveskit një vit dhe dy muaj. Në dënimin të akuzuarve iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pavllevski dhe Georgievski duhet t’i shlyejnë të gjitha shpenzimet.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Sllavica Andreevska në seancën e kaluar tha se dallimi në lartësinë e dënimeve është për shkak të asaj se Stojan Pavllevski është i pari i cili hyn në Kuvend dhe i ishte drejtuar deputetëve.

Pavllevski pas shqiptimit të dënimeve para Gjykatës tha se nuk priste dënim aq të lartë dhe paralajmëroi se do të ankohet për vendimin deri te gjykata më e lartë.
Të akuzuarit Cejo Georgiveski dhe Stojan Pavllevski e pranuan fajin për veprën. Të dy në fjalët përfundimtare thanë se pendohen për veprën e kryer dhe se nuk kishin për qëllim të lëndojnë askënd.
Fillimisht në këtë rast ishin të akuzuar dhjetë persona, por Prokuroria para se të fillohet me fjalët përfundimtare e tërhoqi aktakuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin prokurori theksoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme se e ka kryer veprën.
Për tentimin për vrasjen e Selës, sipas aktakuzës, të akuzuar janë Kire Geogievskin, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandër Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.