Fjalët prekëse të djalit të Thaçit, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij
Endrit Thaçi i ka prekur të gjithë me fjalët.
Hashim Thaçi sot bëri të ditur se sot është njoftuar për konfirmimin e aktakuzës së ngritur nga Specialja, shkruan lajmi.net.
Thaçi ndër të tjerash deklaroi se do të paraqitet para Speciales për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së dhe luti qytetarët për mature dhe kërkoi që të mos ketë ndonjë formë proteste, pasi nevojitet që ky proces të jetë paqësorë.
Në ndërkohë nuk kanë munguar reagimet e shumta në rrjete sociale.
Ishin fjalët e djalit të Hashim Thaçit, Endritit, që prekën të gjithë.
“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”, ka shkruar ai pranë një postimi në llogarinë e tij në Instgram./Lajmi.net/

