Flamuri i Kosovës përfshihet në dizajnet e reja të stadiumit të Arsenalit

212

Klubi i Arsenalit ka publikuar tetë dizajne të reja do të zbukurojnë pjesën e jashtme të stadiumit së klubit.

Përmes këtyre dizajnëve, gjiganti anglez synon që të tregojë lidhjen e thellë me legjendat e klubit, historinë e tij por edhe lidhjen e ngushtë me miliona tifozë nëpër botë.

Ajo që bie në sy në mesin e këtyre dizajneve, është flamuri i Kosovës, i cili është vënë në një nga dizajnet, ku shkruan “Kosovo Arsenal”, ndërkohë që në mes të këtyre dy emrave është harta e Kosovës me gjashtë yje.

Moebel THEMA

Vendi ku është vënë edhe flamuri i Kosovës do të jetë një dizajn shumë popullor, pasi përmban mbi 150 flamuj dhe banderola nga grupet e mbështetësve nga e gjithë bota, përcjellë KosovaPress

Veprat e artit shfaqin gjithsej 187 pankarta dhe ato janë fotografuar individualisht për të krijuar një efekt të “flamurit të ndezur”, shkruan Goal, përcjellë KosovaPress.

Projekti filloi në prill të vitit të kaluar dhe përfshinte një gamë të gjerë mbështetësish të Arsenalit që morën pjesë në seminare së bashku me artistin fitues Reuben Dangoor dhe dizajnerin grafik David Rudnick.

Së bashku, ata kanë krijuar tetë vepra arti që klubi shpreson se do të ndriçojë trashëgiminë e tij, kulturën e tij dhe komunitetin që përfaqëson tani në 2023.

Comments