Flet e motra e Manjola Cakonit: Jemi shumë të vrarë, motra nuk e di që i ka vdekur vajza dhe burri
Saimira Baçi ka folur për kamerën e Top Channel. Ajo është e motra e Manjola Cakonit e cila ka humbur vajzën, 15 vjeç dhe burrin , si pasojë e tërmetit së të martës.
“Varrimi bëhet sot në orën 1 por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike.
Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.
Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët sna thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.
Top Channel