Flet Rina Balaj, tregon a ishte ajo vajza që u pa duke u rrahur në publik
Rina Balaj ka folur lidhur me një video e cila ka qarkulluar së fundmi në media.
Së fundmi ka qakulluar një video në të cilën një vajzë shihet duke u rrahur në publik dhe aludohej se ishte pikërish Rina, shkruan lajmi.net.
Reperja e ka mohuar një gjë të tillë nëpërmjet Instagramit duke thënë se është kundër këtyre dukurive.
“Kjo video e cila ditëve të fundit ka pushtuar rrjetet sociale më pretekstin se jam unë, desha me i paralajmëru të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe se jam gjithmonë kundër këtyre dukurive. Flm”, ka shkruar Rina pranë videos./Lajmi.net/