Formacioni i mundshëm i Kosovës, Foda nuk ndryshon shumë nga ndeshjet e kaluara!
Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026.
Trajneri gjerman, Franco Foda pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacionin startues, shkruan Indeksonline
Me një rreshtim 5:3:2 – pritet që Kosova të luajë sonte ndaj Sllovakisë.
Një ndryshim interesant mund të jetë ai i Mërgim Vojvodës, i cili ka gjasa të luajë në pozitën e mesfushorit, për shkak të mungesës së Leon Avdullahut.
Në rast se kjo strategji nuk aplikohet nga Foda, atëherë Vojvoda luan në pozicionin e tij, të mbrojtësit të djathtë – dhe në mesfush mund të paraqitet Lindon Emërllahu.
Shikoni formacionin e mundshëm!

