FORUMI RINOR I LËVIZJES “BESA” PARA KSHZ, LIDERËT E KATËRSHES SË PËRZHINËS SHPALLEN “VOTUES FIKTIV”
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, u ka dërguar nga një letër Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Avokatit të Popullit dhe organizatave për të drejtat e njeriut, në të cilat ka shpjeguar se me listën e personave që fshihen nga lista zgjedhore, shkaktohet diskriminim i madh ndaj të drejtave të njeriut. Ndërsa nga Forumi Rinor i kësaj partie sot para Komisionit Shtetëror Zgjedhorë u shfaqën me fotografi të katër liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, duke thënë se pikërisht ata janë votues fiktiv. Daim Luçi, kryetar i forumit rinor të kësaj partie tha se është paradoksale ajo që po ndodhë me 39 mijë votuesit e kontestueshëm, të cilët po konsiderohen si të huaj dhe që rrezikojnë t’iu hiqet e drejta e votës.
“Në listën zgjedhore për tu fshirë i kemi gjetur edhe katër personat që e miratuan këtë listë. Ato janë Ali Ahmeti i lindur me 4 janar 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës, me vendbanim në disa adresa në Zajaz, Kërçovë, Shkup, Tetovë, Zvicër dhe Shqipëri. Zoran Zaev i lindur më 8 shtatorë të vitit 1974 në Strumnicë, po ashtu me disa adresa banimi në Strumicë e në Shkup. Nikolla Gruevski i lindur më 1 gusht 1970 në Shkup, me vendbanime në disa banesa dhe shtëpia në Shkup. Dhe Menduh Thaçi i lindur me 3 mars 1965 në Tetovë, po ashtu me shumë adresa banimi nëpër Tetovë e Shqipëri”, tha Daim Luçi, Kryetarë i Forumit Rinorë të Lëvizjes Besa.