FOTO/ Adoleshentja me kancer nuk varroset, por futet në ngrirje: Një ditë kura do zbulohet dhe do më zgjojnë

Trupi i vajzës ndodhet në njerin prej këtyre rezervuarëve ‘cryostat’

Një vajzë 14-vjeçare, e cila vdiq nga kanceri, është bërë fëmija e parë britanik që futet në ngrirje “cryogenically” pasi gjykata e pranoi kërkesën e saj për të vdekur në atë mënyrë që ajo një ditë “të mund të shërohet dhe të zgjohet”,shkruan Daily Mail, citon Syri.net.
Adoleshentja, e cila nuk identifikohet, vdiq muajin e kaluar dhe tani ndodhet në një rezervuar “cryostat” në minus 196 gradë Celcius brenda “Cryonics Institute” në Miçigan dhe lajmi vetëm sot mund të bëhet i ditur për herë të parë.
Vajza ishte në qendër të një beteje ligjore ndërmjet prindërve të divorcuar, me nënën e saj që e mbështeste dëshirën e saj për t’u ngrirë dhe me babanë e saj që e refuzonte këtë për shkak të çmimit të lartë, 37 mijë paund dhe procesit aq mizor të ruajtjes së trupit.
Gjatë proceseve gjyqësore, vajza shkroi një letër të jashtëzakonshme për një gjyqtar, nga shtrati i vdekjes.
Ajo tha: “Unë jam vetëm 14 vjeçe dhe nuk dua të vdes, por e di që jam nisur drejt vdekjes. Da të jetoj dhe të jetoj gjatë dhe mendoj se në të ardhmen mund të gjendet një kurë për kancerin që kam dhe të zgjohem sërish. Dëshiroj që të më jepet kjo mundësi. Kjo është dëshira ime.”/Syri.net
SI BEHET NGRIRJA ME AKULL TE THATE
