FOTO/ Arta Bajrami kështu vishej dikur si ‘nuse shtëpie’ për burrin!
Këngëtarja Arta Bajrami dikur u pëlqye pamasë nga audienca me vokalin e saj që i përshtatej aq mirë baladave, shkruan Kosovarja.
Ajo është akoma aktive në skenën muzikore, megjithëse jo shumë produktive siç jemi mësuar ta shohim në të kaluarën sa nuk kishte statusin e bashkëshortes dhe nënës.
Ndërsa sot, këngëtarja sigurisht ka obligime të shumëfishta si familjare dhe kjo e bën t’i qëndrojë pak më larg muzikës. Pikërisht jeta që sot ajo bën si grua dhe nënë, është fokusi kryesor kësaj radhe meqë shihet një foto e vjetër e Artës përkrah bashkëshortit dhe vajzës Viktorias.
E veshur me një fustan që ngjason me ato të ‘nuseve’ tipike për shtëpi, Arta dukej mjaft bukur edhe pse me veshje më të pazakontë seç jemi mësuar ta shohim në paraqitje publike.


