FOTO/ Bebe Rexha bën krenarë shqiptarët!
Rexha shkruan historinë Për herë të parë një këngëtare shqiptare ka arritur që të ngjitet në vendin e dytë në Billboard Hot 100.
Bebe Rexha ka arritur vendin e dytë me hitin “Meant to Be”, duke lënë prapa edhe superhitin “Perfect” nga Ed Sheeran. Lista vazhdon me hite tjera si “Finesse” nga Bruno Mars dhe këngë të tjera të njohura. Ndryshe, videoklipi i “Meant to Be” ka arritur të klikohet mbi 295 milionë herë në kanalin YouTube./21Media