FOTO/ Dasma e Sarës dhe Ledionit i ka kushtuar Lorit më shumë se ç’mendoni!
U deshën të kalonin shumë ditë nga dasma, që Lori të postonte foto me fustanet që zgjodhi të vishte në dasmën e së motrës. Para pak ditësh, ajo postoi një foto me një prej fustaneve që veshi në dasmë dhe çmimi i tij na la të gjithëve pa fjalë. Faqja What They Wearin në Instagram ka bërë të ditur se fustani Dior ka kushtuar 18,000€.
Por Lori ka publikuar një foto të qartë të fustanit të bardhë me të cilin ajo celebroi Sarën dhe Ledionin.

