FOTO/ Dy zhdukje misterioze në Vlorë, gjendet varka dhe një letër !

491

Një varkë peshkimi e braktisur është gjetur ditën e sotme në brigjet e Zvërnecit. Por misteri që rrethon këtë ngjarje, është gjetja e një letre në brendësi të mjetit lundrues.

Letra ishte vendosur në brendësi të një shisheje qelqi, ku kishte edhe një mesazh të shkruar.

“Jam Landi, po mbytemi… thuaj nënë Jorgjies të kujdeset për fëmijët… lekët i keni te pllakat e fundit”, shkruhej në letër.

Një person me emrin Landi është denoncuar i zhdukur ditën e enjte, por mbetet për t’u konfirmuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtin shtetas.

Personi i raportuar i zhdukur, mësohet se ndodhej në një motor uji, së bashku me një shok.

Sinjalin e parë për të zhdukurit e kanë dhënë familjarët e të riut 32-vjeçar Santo Ymeraj, ku sipas familjarëve, ai ka dalë në det ditën e enjte në mbrëmje rreth orës 22-30 me një motor uji dhe komunikimin me familjarët e tij e ka bërë në orën 01:30 minuta të së premtes.

Ndërkohë që ditën e sotme në Zvërnec, ku gjendet mjeti tip varkë, policia e Vlorës ka shkuar për të verifikuar mjetin dhe për të marrë shenjat që mund të kishin mbetur aty.

Po ashtu burime nga policia e Vlorës, bëjnë me dije se varka ka qenë e pajisur me motor, por nga qëndrimi në det dhe nga përplasjet me shkëmbinjtë motori mund të ketë rënë në det.

Blutë e Vlorës po hetojnë për të kuptuar nëse të dy rastet kanë ose jo, lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa mjete të shumta detare si nga policia kufitare, GDF, Roja bregdetare si dhe një helikopter italian po kontrollojnë zonën nga Sazani në Karaburun.

Comments