Foto e rrallë pak para sulmit të parë ndaj familjes Jashari në Prekaz

335
fresco

Sot janë bërë 30 vite që nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Me këtë rast, Adem Jashari i ri ka publikuar një foto të lagjes së Jasharëve nga ajo ditë.

Këtë fotografi, të cilën ai e ka shpërndarë në “Instagram”, është realizuar më 30 dhjetor të vitit 1991.

Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar të 1998-ës, dy persona nga kjo familje u plagosën.

Më 5 mars të po atij viti, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet e armatosura që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.

Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.

Comments