FOTO/ Edhe Kosova probleme nga reshjet


Gjatë ditës së djeshme dhe sot po vazhdojnë reshjet e shiut. Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë ditë së hënë dhe në orët e para të së martës, është raportuar për vërshime dhe pengesa në qarkullimin rrugor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sasia e reshjeve në milimetër katrorë është më e ulëta 29, ndërsa më e larta është 97 milimetra, shkruan Lajmi.net.
Sipas Besim Aliut nga IHMK, më së shumti reshje ka pasur në Junik, ndërsa më së paku në Ferizaj.