FOTO/ Ermal Fejzullahu kujton veten e tij në vitin 1997, atëherë kur ishte këngëtar fëmijësh!
Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është një ndër këngëtarët më të pëlqyer të estradës shqiptare.
Ai ka shumë këngë të publikuara në treg, të cilat janë kthyer në hite.
Karrierën e ka nisur qysh në fëmijëri, kjo edhe nga influenca që ka marrë nga i ati i tij, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu.
Së fundmi, këngëtari ka ndarë me fansat një fotografi nga e kaluara, e realizuar në vitin 1997.
Aso kohe ai kishte realizuar këngën “Do të bëhem superstar”, e cila ishte kthyer në një hit për fëmijë.
Ermali duket të ketë qenë një fëmijë mjaft simpatik dhe i hareshëm.
Ndryshe, më vonë, ai nisi karrierën si i rritur ku u bë pjesë e shumë festivaleve, teksa langoi në treg edhe shumë klipe. /Telegrafi/