FOTO/ Hidhet në qarkullim kartëmonedha me shkrimtarin e famshëm

211

 

thumbs_b_c_519cd07271921f28a8b9d6e0643d4ae3

Kolumbia ka lëshuar në qarkullim të premten kartëmonedhën e re prej 50.000 pesos me foton e fituesit të Çmimit Nobel për Letërsi, Gabriel Garcia Marquez.

Kartëmonedha që sipas kursit të këmbimit vlen rreth 17.50 dollarë, u lëshua në qarkullim në përputhje me ligjin i cili mundëson që në këtë mënyrë shteti të nderojë shkrimtarin legjendar, novelistin dhe gazetarin, i cili ndërroi jetë në vitin 2014 në moshën 87-vjeçare, në Meksikë.

“Ai bëri të njohur emrin e Kolumbisë që nga mesi i shekullit të kaluar”, tha presidenti i Bankës Qendrore të Kolumbisë, Jose Dario Uribe, të premten, gjatë prezantimit të kartëmonedhës me foton e Marquezit.

Kjo është kartëmonedha e tretë e cila është shtypur këtë vit nga Banka Qendrore e Kolumbisë, e cila synon të rrisë sigurinë dhe të bëjë sa më tërheqëse kartëmonedhat e këtij vendi.

Më herët gjatë këtij viti, u lëshuan në qarkullim kartëmonedha prej 100.000 pesos me imazhin e ish-presidentit Carlos Restrepo Lierasa dhe 20.000 pesos me imazhin e ish-presidentit Alfonso Lopez Michelsen.

Tipari më i rëndësishëm i kartëmonedhës së re, e cila u lëshua në qarkullim të premten është se në foto mund të vërehen efektet e ndryshimit të ngjyrës dhe lëvizjes. Pra, aty shihet gjurma e zogut mbi një lule, e cila ndodhet në të majtë në ballinën e kartëmonedhës, ndryshohet nga ngjyra e gjelbër në të kaltër, varësisht si lëviz kartëmonedha.

Përveç kësaj, për tremujorin e fundit të këtij viti është paralajmëruar lëshimi në qarkullim i kartëmonedhave të reja prej 10.000, 5.000 dhe 2.000 pesos.

katemonedha gabriel garcia vasques

Comments