FOTO/ Korab Shaqiri tenton ta mbulojë lajmin për ndarje me këtë fotografi!

Këngëtari Ilir Shaqiri i njohur për super vokalin e trashëguar nga babai, prej ditësh ka pushtuar shtypin rozë me lajmin që qarkulloi, e dyshimet po vazhdojnë, shkruan Kosovarja.
Të paktën vetë këngëtari ofron përshtypje të tillë, ku pavarësisht heshtjes janë imazhet ato që ai publikon dhe japin përshtypjen e një të vërtetë që ka ndodhur në jetën e çiftit.
Por, dyshja vazhdojnë të heshtin dhe për sa kohë të vazhdojë kjo heshtje nga ana e tyre, nuk mund të thuhet një gjë konkrete se çifti është ndarë apo e kundërta. Tani për të tërhequr paska vëmendjen nga kjo pjesë, Korabi ka publikuar një imazh pranveror, me ç’rast edhe e ka përshkruar si të tillë.

“Pranverë në qytetin tim” ka shkruar Korabi në foton e fundit të publikuar, gjë që menjëherë do të pyetej nëse e njëjta ‘stinë’ po mbretëron thellë brenda tij?