FOTO/ Labi e ftoi në emision, por me këtë gjest Kaltrina Selimi e zemëroi gruan e tij!
Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi pas një kohe të gjatë qëndrimi në Angli pranë bashkëshortit dhe djalit të saj Tristanit, është rikthyer në Kosovë, shkruan Kosovarja.
Me shumë gjasë aktivitetet e saj në muzikë e sollën sërish pranë adhuruesve për prurje të reja të cilat po i mungojnë skenës.
Ndryshimet në pamje gjithashtu janë një element i dukshëm tek këngëtarja e dashur, por që gjithçka në suaza të normales. Rikthimin e saj e konfirmoi me prezencën e saj në emisionin e moderatorit të njohur Labinot Gashi, aty ku foli për risitë që do të ketë në kuadër të profesionit, por ajo që mori gjithë vëmendjen është imazhi që Kaltrina publikoi në Instagram.
Si dy miq të vjetër, dyshja e famshme si duket gëzojnë akoma të njëjtin raport aq sa e dëshmojnë edhe fjalët me përkëdheli ndaj njëri-tjetrit.
“Me zemren tem”, ka shkruar Kaltrina përkrah fotos së publikuar ku shihet me moderatorin Labinot Gashi si e ftuara e tij së fundi.

