FOTO/ Ministrja Reshitaj tregohet modeste, ulet përpara me shoferin e saj!
Qeveria e Republikës së Kosovës ka vetëm dy ministre, Dhurata Hoxhën dhe Albena Reshitajn.
E kjo e fundit shpesh ka qenë edhe pjesë e mediave rozë, pikërisht për shkak të dukjes së saj e fotografive nga përditshmëria e saj. Por Albena kësaj radhe na vjen tejet modeste, pavarësisht që ka thyer rregullin e protokollit. Ministrja është ulur përpara në makinë. Këtë e ka treguar vet ajo përmes rrjetit të saj social Facebook. Ministrja ka postuar një fotografi ku shihet në makinë me shoferin e saj, ndërsa ka shkruar: Me ne fund u ula perpara!