FOTO/ Një super duet mes Lindon Berishës dhe reperit të njohur shqiptar!

384
fresco

Këngëtari Lindon Berisha shumë shpejt po vjen në duet me njërin prej reperëve shumë të suksesshëm shqiptar.
Ai për lajmi.net ka treguar se ka bashkuar forcat me 2Ton për të sjell këngën e radhës e cila padyshim se do të jetë një super hit, shkruan lajmi.net

Për tekstin e këtij projekti muzikor janë kujdesur detajisht të dy, Lindoni dhe 2Ton, e kënga do të finalizohet dhe të dalë në kanalin zyrtar në Youtube shumë shpejt.‘Hallall e ke’ ishte ajo e fundit e Lindonit në të cilën bashkëpunoi me dy Dj më të suksesshëm prishtinas, Dj Pm dhe Dj Dagz.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku dhe ka marrë mjaft klikime, e fansat mezi po presin deri në publikimin e këngës së radhës nga ai e që për lajmi.net Lindoni ka treguar se do të jetë ritmike.

Kujtojmë se ai ka punuar edhe në superhitin “Fenix” nga Tuna dhe Cozman./Lajmi.net/

Comments