FOTO/ Operacioni antiterror, ja kush është ‘koka’ që rekrutonte xhihadistë

192

rekrutuesiiiKy që shihni në foto është Ergys Faslija, i arrestuari në operacionin antiterror të policisë shqiptare që u zhvillua në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë.Ai konsiderohet si kryesori i grupit, raporton JOQ.

30 vjeçari u arrestua pasi dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, si dhe mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste.

Veç Ergys Faslijas u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët janë

OPERACIONI

Forcat e Antiterrorit në vend kanë zhvilluar një operacion të gjërë për të ndaluar të dyshuarit që propagandojnë terrorizmin dhe grupin ekstremist ISIS.

Shqiponjat-ne-gadishmerine-rrugeNë kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 16 persona në total, mes tyre edhe 5 të huaj, por vetëm 4 prej tyre janë shoqëruar.

Operacioni është drejtuar nga Drejtoria Antiterror në Policinë e Shtetit  bashkërendim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Shkodër, Dibër, Elbasan si dhe me Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe është zhvilluar në qytetet Tiranë, Dibër, Shkodër dhe Elbasan.

Në përfundim të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër.

B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër.

E.F, 30 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Ndalimi u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandojnë nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.

Materialet për këta shtetas i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda për  veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve”, “Organizimi për pjesëmarrje në luftime luftarake në një shtet të huaj”, të parashikuar nga nenet 230 e 22, 265, 265/b të K. Penal.

Operacioni është në vijim dhe hetimet po ndiqen në dinamikë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Comments