FOTO/ Sahide Mustafa me burrin dalin me veshje të njëjtë!
Të flitet për karrierën e tyre jo rrallëherë kemi rastin të dëgjojmë, por në aspektin e jetës private gjithmonë janë me rezerva, shkruan Kosovarja.
Bëhet fjalë për këngëtaret e mirënjohura Motrat Mustafa, derisa kësja radhe vëmendjen e merr Sadihe Mustafa me paraqitjen e saj së bashku me bashkëshortin.
Të veshur që të dy thuajse me veshje plotësisht të njëjtë, duken tejet bukur krahë njëri-tjetrit, pasi që foto të tilla së bashku rrallë herë ndodhë. Por, çuditërisht kjo veshje e njëjtë ishte e planifikuar apo thjeshtë rastësi, kjo mbase nuk dihet, ani pse kohën e fundit është bërë ‘in’ që çiftet të vishen kësisoj për të treguar edhe në këtë formë dashurinë e tyre.


