FOTO/ Shpërthen në flakë aeroplani më i madh në botë
Aeroplani më i madh në botë “Antonov A225” ka marrë flakë për tu djegur më pas pothuajse tërësisht në aeroportin e Leipzigut në Gjermani.
Siç është raportuar nga autoritetet gjermane, zjarri ka kapluar njërin nga gjashtë motorët e tij.
Nëntë ekipe zjarrfikësish kanë marrë pjesë në fikjen e zjarrit masiv që shkaktoi incidenti.
Ngjarja ka ndodhur të enjten.