FOTO/ Supermodelja më e paguar në botë tregon se ka konsideruar vetëvrasjen!

335
fresco

Jeta e saj mund të na jetë dukur perfekte, por supermodelja braziliane ka jetuar në një botë me shumë dhimbje.

Gisele Bundchen ka zbuluar në autobiografinë e saj problemet që ka pasur me ankthin dhe shëndetin mendor.

Supermodelja më e suksesshme e të gjitha kohëve dhe bashkëshortja e Tom Brady ka folur hapur në librin “Lessons: My path to a meaningful life”, duke thënë se para 15 vjetësh, kur karriera e saj sapo ka filluar të ketë sukses, ajo ka përjetuar sulmin e parë të ankthit, përcjell Gazeta Express.

“Unë e kam pasur atë ndjenjën që ‘nëse kërcej nga ballkoni, ky do të jetë fundi dhe unë nuk do të duhet të brengosem më për këtë ndjenjën sikur bota po më ngulfat”, ka shkruar Bundchen.

midle

Ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe i janë përshkruar edhe barna, por modelja nuk ka dashur të mbështetet tek mjekimet, ajo vendosi të ndryshojë stilin e jetës.

“Kam tymosur cigare, kam pirë  një shihe verë dhe tri kafe në ditë, por kam vendosur të heq dorë nga të gjitha këto brenda një dite. Kam menduar, nëse këto shprehi në ndonjë mënyrë po më shkaktojnë dhimbje në jetë, duhet t’i largoj”, është shprehur supermodelja.

Ajo gjithashtu ka bërë shëtitje për të gjetur Çshpirtin, e në vitin 2005 madje është ndarë nga aktori Leonardo DiCaprio, me të cilin ishte bashkë për pesë vjet.

 

ImageImage

Comments