FOTO/ Supertajfuni Meranti godet Kinën jugore pasi shkund Taivanin
Tajfuni Meranti është shtrirë nëpër Kinë pasi ka shkundur Taivanin me uraganin më të fortë të 21 vjetëve, njofton BBC, transmeton Syri.net.
Supertajfuni me shpejtësi deri në 227 km/h vrau një person dhe la gjysëm milioni banorë pa energji elektrike në Taivan.
Ai ka zbarkuar në qytetin juglindor Xiamen të Kinës, të enjten në mëngjes duke e humbur disi forcën e tij.
Dhjetra fluturime dhe shërbime trenash në Kinën jugore janë anulluar dhe dhjetramijë njerëz janë evakuar.
“Ky është tajfuni më i fuqishëm që e ka goditur Taivanin në 21 vjet,” tha analisti Hsies Pei-you./Syri.net