Fotografia e pajtimit: Shtrëngim trepalësh i duarve Hamza, Lladrovci, Ahmeti – “PDK, e bashkuar”

78

Një fotografi që përçon “pajtim” të Partisë Demokraitke të Kosovës është ndarë nga kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza.

“Pajtuesi”, me ç’duket, ka qenë Ali Ahmeti, lideri shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.

Comments