FOTOT/ Goditet banda shqiptaro-greke Kultivonin kanabis në vazo

145

Moebel THEMA

Një grup trafikantësh mes të cilëve edhe tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Larisa pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit është konstatuar një zonë e mbuluar me materiale plastike ku ishin instaluar llamba qe ndihmonin ne kultivimin e lëndës narkotike. Kjo zonë shërbente si një plantacion droge, shkruan media helene.

Në pranga ranë 5 persona mes të cilëve 3 shqiptarë të moshës 24, 35 dhe 42 vjec, ky i fundit cilësohej edhe si udhëheqësi i grupit. Në zonë janë gjetur dhe sekuestruar 78 fidanë kanabis,23 rrënjë të prera fidanë, 12 pako me lëndë narkotike të tharë, 14 gr kokainë, 5 llampa dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivimin e drogës.

Sipas mediave, dy prej shqiptarëve jetonin ilegalisht në Greqi, ndërsa të arrestuarit tashmë do të dalin para drejtësisë helene.

Comments