FPC TEHNOPLAST FILLON NDËRTIMIN E FABRIKËS NË BUNARXHIK
Në Zonën Teknologjike Industriale Zhvillimore Shkup sot do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fabrikës të kompanisë vendore FPC Tehnoplast.
Është paralajmëruar investim me vlerë prej 10 milionë eurosh që do të hapë 200 vende pune.
FPC Tehnoplast prodhon komponentë plastikë për automjete, industri elektrike dhe elektronike.
Prodhimtaria e plotë, sipas paralajmërimeve, do të eksportohet dhe instalohet në brendet automobilistike BMW, Audi dhe Reno.

