POLITIKA APO KIRURGËT

337
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300

URIM SALIHU

Tashmë kronikat e zeza janë brenda spitaleve atje ku njerëzit e kanë shpresën e vetme ti kthehen jetës sërish derisa kjo varet nga dora e një kirurgu se si pret, mënyra se si politika I pret me padurim të ndodhin tragjeditë që të bëjë akuzën dhe kundërakuzën.Derisa ata merren me preskonferenca , familjet e një pacienti kanë hapur të pame dhe të pikëlluar kujtojnë ikjet e më të dashurve të tyre.Por aty brenda në ato korridore të ftohta mund të hysh dhe të zbresësh në katin e parë si te spitali I Dino Buxatit aty ku pacientët shkojnë për një kontrollë rutinë dhe zbresin në katin e parë, aty ku bëjnë frymëmarrjet e fundit para se të lëshohen perdet e zeza dhe mbaron puna e tyre.
Por vdekjet brenda atyre dhomave të ftohta të spitaleve në Maqedoni janë bërë të zakonshme , vetëm mënyra se do ikësh do jetë duke lindur, apo duke u operuar.Shpjegimi ose nuk do jepet kurrë ose do të ketë arsyetime se ishte një komplikim .Sa më shumë pacientë të vdesin aq më “normale” bëhen lajmet.
Po kush ua merr jetën këtyre pacientëve? Ky është misteri që nuk e zbulon kush.Janë të përzier aty politika, kundërthëniet midis tyre, lufta për të mposhtur kundërshtarin politik qoftë edhe duke akuzuar për ikjet e jetërave njerëzore.Ky terren që kanë zgjedhur është në vend të gabuar.Spitalet janë shndërruar në vend gladiatorësh, operimesh prej kasapi dhe deri te pacienti që revoltohet dhe bën krimin.Askush askënd nuk e kontrollon të hyjë qoftë edhe I armatosur në një institucion kaq të rëndësishëm.Nuk ka rëndësi mënyra se si iku përgjithmonë një pacient, e rëndësishme është përplasja politike sic I kemi dëgjuar reagimet pandërprerë këtyre ditëve.Mirëpo nuk është vetëm politika që është lëshuar si hije e frikshme aty dhe që ka shtrirë terrenin edhe aty ku nuk e ka vendin-brenda hapësirave ku njeriu harron gjithcka tjetër sepse dëshiron të shërrohet dhe të vazhdojë jetën e tij.Aty ka edhe të tillë mjekë a kirurgë që po nuk u përshtate me atë që ata duan, përfundon në “ therrtore”.Po nuk u përshtate me atë që ata kërkojnë, më mirë gjej një mënyrë tjetër vdekjeje, ose rrethuar midis njerëzve që I do ose shko diku larg ku nuk të zbulon njeri .

midle

Sa pacientë kanë qenë viktima të mitmarrjes , sa të tjerë nuk janë përfillur.Sa të varfër që kanë ikur përgjithmonë dhe vetëm pse kanë qenë të tillë nuk janë trajtuar kurrë sit ë barabartë para atyre që kanë dhënë atë betimin e madh të mjekut!.

Sa njerëz kanë ikur për shkak të gabimeve të tyre dhe ne kemi menduar se ka qenë e shkruar .U kemi dhënë lamtumirat e fundit atyre që kishin mundësi të jetonin akoma por…Por ishte ajo “ dora e zezë” e një kirurgu të papërgjegjshëm që dinë më vonë edhe të justifikohet.

Së fundmi ata njerëz I vramë gjithë ne ngapak sepse në një mënyrë nuk ditëm si të reagojmë.Pavarësisht cdo gjëje megjithatë ka edhe mjekë që janë profesionistë të mëdhenj por janë të dëshpëruar dhe ata tashmë kanë ikur jashtë duke marrë me vete edhe fatet tona.Jetërat tona tashmë kanë mbetur në dorë të pasigurtë.Janë midis kirurgëve që “presin” dhe politikanëve që akuzojnë.Kujt t’I besojmë?!

Comments