Frikë te Juventus për ndeshjen me Milanin, Marota: Përballje rreziku


Numërimi mbrapsht për ndeshjen Milan-Juventus ka nisur. Dhe Marota nuk ka besim te skuadra e Montella-s.
“Nuk prisja që të ishte një sfidë kulminate,” shpjegon drejtori i përgjithshëm e klubit bardhezi.
“Milani, këto vitet e fundit ka pësuar një proces regresi, por Galiani ka qenë i zoti në përqendrimin në zhvillimin e të rinjve. Për ne është një ndeshje në rrezik”, ka shtuar ai për mediat italiane.
Ndeshja Milan-Juventus zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në “San Siro”. /Syri.net/