Fshati më i qetë i Zvicrës-VIDEO

284

Kantoni Graubünden ka kaq shumë vende të qeta në Zvicër. Njëra prej tyre është edhe fshati Tschlin, në Engadin e Ulët.
Fshati është aq i qetë, saqë nëse cingërron telefoni, e dëgjojnë të gjithë banorët.

Madje, ata për të tërhequr turistët kanë lansuar një kampanjë marketingu, përmes së cilës synohet që kushdo që thërret në telefonin e fshatit dhe nuk lajmërohet askush, atëherë fitojnë një pushim falas.

Fushata ka zgjatur 6 ditë, ndërsa janë pranuar 30 mijë thirrje dhe janë raportuar gjysmë milioni vizitorë në faqen e tyre të internetit dorftelefon.ch.

Banorët janë befasuar me interesimin e madh, ndërsa pas kampanjës, ata kanë vazhduar qetësinë në fshatin e tyre.

 

Comments