Fshati Stajkovcë nën ujë, qytetarët në panik!

241

Reshjet e shumta të shiut po shkaktojnë një kaos të vërtetë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, transmeton Zhurnal. Fotografitë tronditëse vijnë nga ky vendbanim i cili lirisht mund të thuhet se gjendet nën ujë, qytetarët nga të gjithë anët janë duke ikur nga shtëpitë e tyre, gjegjësisht ngjiten në katet më të larta të shtëpisë.

Ndryshe, para disa muajsh vërshimet të cilat ndodhën në rajonin e Hasanbegut dhe Stajkovcës shkaktuan dëme të mëdha materiale, madje humbën jetën edhe disa persona. Për shkak të gjendjes katastrofale qeveria vendosi që tju jep dëmshpërblim qytetarëve të këtyre vendbanimeve.

Comments