FSHF, mbani nesër një minutë heshtje për Leon!

292
fresco

Nga Ervin Baku

Një fëmijë, një qenie e pastër, një pasionant i çmendur pas futbollit dhe pas ekipit të tij të zemrës, humbi dje betejën për jetën.

Edhe pse në karrocë me rrota, Leo Cara nuk linte ndeshje të Partizanit pa ndjekur dhe përkrahur në stadium. Dashuria e tij për fanellën e kuqe e identifikoi Leon si një prej mbështetësve më specialë të të kuqve.

Zyrtarë të FSHF-së, mbani nesër ju lutem një minutë heshtje për Leon. Në emër të futbollit. Në emër të pasionit të vogëlushit. Do të ishte drejtësi shpirtërore!

U prehsh në paqe LEO CARA!!!

Comments