Fuere komenton propozimin Republika e Maqedonisë Ilindenase

471

Ish-ambasadori i BE-së, Ervan Fouere ka komentuar propozimin e ri për emrin Republika e Maqedonisë Ilindenase. Ai në një deklaratë për INA theksoi se popullit të Maqedonisë i takon që të vendos bazuar në udhëzimet dhe mençurinë e udhëheqësve politikë që qeverisin vendin

“Ilindeni është sigurisht një pjesë e rëndësishme e historisë së Maqedonisë. Por me të vërtetë nëse e lexoni Deklaratën e Krushevës, nëse nuk jam gabim, ajo shumë qartë nënvizon se shtetin e përbëjnë të gjithë popujt që përbëjnë Maqedoninë, dhe i referohet në mënyrë të veçantë maqedonasve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera etnike që janë pjesë e Maqedonisë”.”, tha për INA, ambasadori Fuere.

Ai duke folur për identitetin dhe gjuhën tha se: “për mua, miqtë dhe njerëzit e mi në Maqedoni gjithmonë do të njihen si maqedonas, me një gjuhë dalluese dhe histori të pasur e trashëgimi kulturore”.

Sipas tij, Maqedonia është ashtu sikur Evropa që përbëhet nga shumë tradita të pasura dhe kombe të bashkuara në diversitet. “Kjo është edhe motoja e Evropës”, nënvizoi ish-euroambasadori Fouere

Comments