Fukarallëk: Ja çka iu shërbehet për drekë policëve tanë në Veri të vendit
Në disa fotografi të dërguara nga policët e Kosovës që po shërbejnë në Veri të vendit, shihet një shujtë shumë e varfër që përmban një copë buke, një pashtetë të lirë dhe një jogurt të lirë.
Kjo shpreh gjendjen tmerruese të trajtimit të policëve të Kosovës që po përballen me protestuesit serbë dhe me strukturat e dyshimta kriminale në veri për shkak të aksionit të targave.
Nuk dihet se si është rregulluar çështja e ushqimit, por pamjet janë vërtet të rënda, përcjell Periskopi.
Kërkojme nga shteti që të dërgojë shujta më të dinjtetshme.