Reshje të lehta bore janë regjistruar në Kodër të Diellit, ndërsa në Krushevë reshjet janë shi dhe borë, por aktualisht nuk paraqesin pengesë për trafikun. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 m. është në Krushevë.
Siç njofton NP Rrugët e Maqedonisë, të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.
Në disa rrugë që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke.
NP Rrugët e Maqedonisë apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.


Comments are closed.