Futbolli evropian garanton të dielë spektakolare – 9 ndeshjet që nuk duhet humbur

430
fresco

Top pesë ligat evropiane në futboll do të përkujdesen për një të dielë spektakolare.

Vikendi do të vazhdojë me shumë ndeshje në futboll, por 9 janë ato që nuk duhet humbur, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore do të jetë në kampionatin anglez, atë italian dhe në Turqi, ku luhet derbi i zjarrtë.

Liverpool do të jetë nikoqir i Tottenham Hotspur. Ballafaqimi i këtyre dy skuadrave në vitet e fundit nuk ka dëshpëruar asnjëherë, shkruan lajmi.net. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 17:30.

Në Serie A, Milan do të luajë në udhëtim tek Roma. Skuadrat kanë pasur kohë të vështira së fundmi, por nga rivaliteti i vjetër, pritet që ndeshja të dhurojë spektakël. Ndeshja luhet me fillim nga ora 18:00.

Derbi më i zjarrtë luhet në Turqi, ku përballë njëra tjetrës do të vihen skuadra e Besiktas dhe ajo e Galatasaray.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha 9 ndeshjet interesante që do të luhen gjatë ditës së sotme.

Liverpool – Tottenham Hotspur (17:30)
Ajax – Feynoord (16:45)
Arsenal – Crystal Palace (17:30)
Roma – Milan (18:00)
Besiktas – Galatasaray (17:00)
PSG – Marseille (21:00)
Norwich – Manchester United (17:30)
Fiorentina – Lazio  (20:45)
‘Gladbach – Frankfurt (18:00) /Lajmi.net/

Comments