Futbollistet e Young Boys shkojnë te liqeni ku ka humbur Florijana, bëjnë një gjest të jashtëzakonshëm

350

Futbollistja Florijana Ismajli ende nuk është gjetur që nga e shtuna pasi që dyshohet se është fundosur në liqenin Comesee në Itali.

Kërkimi për të ishte deri tani i pasuksesshëm. Autoritetet italiane nuk duan të heqin dorë nga kërkimi dhe po vazhdojnë të kërkojnë me varka e helikopter, shkruan Indeksonline.Klubi vazhdon të thotë se ata janë në kontakt të ngushtë me të afërmit e Florijanës dhe u kanë dhënë atyre mbështetjen më të madhe të mundshme.

 

 

Një delegacion i vogël nga skuadra YB dhe Kombëtarja udhëtuan për në Liqenin e Como për të ndihmuar familjen. Ekipi i parë dhe stafi i Young Boys formuan një zemër në kampin e stërvitjes në Fügen në Zillertal, duke menduar për Florjanën, familjen dhe miqtë e saj.

Së bashku me një shoqe, Ismaili kishte lundruar me një barkë me motor mbi liqenin me një dritë dielli të ndritshme. Pas një rënieje në ujë të ftohtë, 24-vjeçarja nuk u rishfaq. Që atëherë, çdo gjurmë e saj mungon. /IndeksOnline/

Comments