Futbollistët kosovar urojnë Kosovën për formimin e ushtrisë: “Jetën e japim, Kosovën s’e japim”[Foto]
Treshja shumë premtuese e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, Mërgim Vojvoda dhe Arijanet Muriçi, kanë uruar Kosovën për formimin e Ushtrisë.
Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë shfrytëzuar rrjetet e tyre sociale për të uruar këtë ditë të veçantë për gjithë popullin shqiptarë ane mbanë Botës.
Arijanet Muriçi, i cili ishte titullar në fitoren 4:0 kundër Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve, ka postuar një fotografi me disa emotikone me flamur të Kosovës dhe Shqipërisë, ngjashëm ka bër edhe Rashica, duke vendosur vetëm flamurin e Kosovës, teksa Vojvoda në Instagram përmes një fotoje me luanat shqiptarë kishte shkruar: “Jetën e Japim, Kosovën se japim”.