Futbollisti i njohur shqiptar me të dashurën përfshihen në një varg komentesh epike në Instagram
Edon Zhegrova duket se e zyrtarizoi lidhjen me këto komente.
Ka shumë kohë që po flitet se futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është në lidhje me vajzën me emrin Elsa Musliu.
Edhe pse ata vazhdimisht janë munduar ta mbajnë të fshehur lidhjen, sapo deklaruan dashurinë për njëri-tjetrin në disa komente në një postim, që ka bërë Elsa, shkruan Express.
Zhegrova ka komentuar në një fotografi të të dashurës, duke e komplimentuar për pamjen, madje duke e quajtur ‘princeshë’ me anë të një ikone emoji.
Elsa nuk ka pritur për t’i kthyher komentin, me anë të cilin zbulon, se fotoja është bërë pikërisht nga i dashuri i saj, e madje duke i thënë edhe ‘të dua’.
Më pas Edoni vazhdon, duke i thënë se shumë vajza duan, që të jenë në vendin e saj. Ndwrsa Elsa ia kthen: “S’kanë kaqikë’, koment ky që ka bërë që dyshja të qeshin me të madhe.
E megjithëse dyshja nuk po dalin në publik bashkë, tashmë nuk mund ta mohojnë lidhjen e tyre.



