Gabimi i Kurtit në matematikë, tallet pak edhe “baci” Behgjet!

167

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në përurimin e një shkolle në Podujevë e testoj vetën më një detyrë matematikore, por kësaj radhë dështoi.

E kjo ka ngjallur shumë diskutime në publik, Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se gjithmonë ka qenë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politik bërjen në Kosovë, përcjell IndeksOnline.

Ndër tjera, Pacolli shtoi se Kurti nuk ka gabuar, por vetëm dashti “të shoh fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit pas “zgjidhjes” së ekuacionit”.

Postimi i plotë:

Kryeministër, gjithmonë kam qenë unë ai që ka zgjidhur problemet kyqe në politikbërjen në Kosovë! ????????????

Por ndihmësit tuaj, në ngutjen e tyre për të bërë një shfaqje dhe për t’ju lavdëruar, ju dhanë një ekuacion që dukej më shumë si një truk cirku sesa matematikë. Sikur të më kishin pyetur mua, do t’ua kisha dërguar zgjidhjen përpara se të fillonte shfaqja e tyre… por mesa duket shfaqja duhet të vazhdojë, apo jo….????????

…. Mënjanë shakatë, kryeministri nuk gabon, por vetëm dashti të shoh fytyrat e gëzuara të ministres dhe kryetarit pas “zgjidhjes” së ekuacionit????????????

Comments